​Mehaj zhvilloi bisedë telefonike me gjeneralin Clark

28 gusht 2022 | 18:00

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me gjeneralin Wesley Clark mbi zhvillimet e fundit gjeopolitike, me fokus në rolin e Kosovës në rrethanat sfiduese për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë.

Në një postim në Facebook, Mehaj ka thënë se Kosova dhe populli i saj nuk harron mbështetjen e gjeneralit Clark në kohë të vështira.

“Përgëzimet e gjeneral Wesley Clark për sukseset tona janë inkurajim i madh dhe motivim i veçantë për të vazhduar edhe më fuqishëm drejt synimeve tona”, ka shkruar ai.

Mehaj ka falënderuar gjeneralin Clark dhe shtetin amerikan për ndihmën e pakursyer për Kosovën si vendi më pro-amerikan në botë.

“Gjeneral Clark më përgëzoi për spektrin e gjerë dhe të suksesshëm të angazhimeve tona, duke shprehur edhe me këtë rast, përkrahjen e plotë dhe të pakursyer nga eksperienca profesionale dhe autoriteti i tij për Ministrinë e Mbrojtjes”, ka shkruar Mehaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në praninë e dhjetëra aktivistëve dhe atdhetarëve nga Kosova, Kosova…