​Ministri Besim Beqaj në vizitë zyrtare në Slloveni

10 dhjetor 2018 | 12:02

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj më 11 dhe 12 dhjetor do të qëndrojë në Slloveni në kuadër të një vizite zyrtare.

Gjatë kësaj vizite ministri Beqaj do të këtë takime të rëndësishme me përfaqësues të shtetit slloven të fushës së inovacionit dhe ekonomisë.

Beqaj do të takojë ministrin e Administratës Publike të Sllovenisë, Rudi Medvev, drejtorin e Lubjana Tech Park, Hegler Jozka dhe drejtoreshën gjenerale të Odës Ekonomike dhe të Industrisë së Sllovenisë, Sonja Smuc.

Ministri Besim Beqaj dhe ministri slloven Medvev do të nënshkruajë memorandumit të mirëkuptimit për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit të administratës shtetërore dhe ekonomisë, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, qasjen e përbashkët në tregjet e treta dhe asistencë profesionale teknike për përfitim nga programet e financimit të BE-së.

/Epoka e re/ 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre zyrtarët policorë Neshat Avdaj, Driton Bajrami dhe Muzafer Sylejmani…