Ministrja gjermane: Këtë vit do liberalizohen vizat me Kosovën
05 tetor 2022
| 12:10
Kosovës mund t’i liberalizohen vizat këtë vit. Kështu deklaroi Ministrja për Evropë e Gjermanisë, Anna Luhrmann, duke shtuar se procesi i liberalizimit të vizave mund të ndodhë para Vitit të Ri.
Ndërkohë, presidenca çeke e Bashkimit Evropian ka njoftuar se liberalizimi i vizave për Kosovën do të diskutohet më 13 tetor.
Aktualisht nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor që mbeten jashtë BE-së, vetëm qytetarët e Kosovës nuk mund të lëvizin lirshëm në vendet evropiane, në atë që njihet si zona Shengen.
Muajin e kaluar Franca, Gjermania dhe Polonia kanë rikonfirmuar angazhimin e tyre të plotë dhe të qartë ndaj perspektivës së anëtarësimit në Bashkimin Evropian për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor./Euronews Albania/