Miratohet projektligji për dërgimin e FSK-së jashtë Kosovës
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes ka miratuar të mërkurën Projektligjin për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) jashtë vendit.
Fillimisht, komisioni ka miratuar një për një, 12 amendamente shtesë të këtij projektligji. Ato për votim i ka paraqitur kryesuesi i grupit punues, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.
Ai ka thënë se ky projektligj me amendamentet plotësuese i plotëson gjitha kriteret.
Por, deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka shprehur rezerva për disa prej amendamenteve dhe për këtë arsye ka abstenuar kur është hedhur në votim ky projektligj.
“Ky ligj rregullon çështjet një herë e përgjithmonë dhe jo çështje specifike, prandaj duhet të ketë kujdes në formulime”, ka thënë Berisha.
Anëtarët e tjerë të komisionit janë pajtuar me amendamentet.