Ndizen Zjarret në Prekaz
07 mars 2018
| 18:24
Një zjarr i madh i ndezur në fshatin Prekaz ka shënuar Natën e Zjarreve manifestim që mbahet çdo 7 mars.
Zjarre të ngjashme janë ndezur edhe në të gjitha vendet e Kosovës ku janë zhvilluar betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ky manifestim përmbyll Epopenë e UÇK-së që ka filluar më 5 mars për nder të rënies së komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij. (ksp)