​NISMA kërkon të mos politizohet rruga Deçan-Plavë

15 gusht 2020 | 23:38

Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, shprehet e shqetësuar me situatën e fundit në Deçan, dhe ndërprerjen e punimeve në rrugën Deçan-Plavë.

Dega e Nisma Socialdemokrate në Deçan, kërkon reflektim nga ana e faktorit ndërkombëtare në Kosovë, dhe në të njëjtën kohë ju benën thirrje që të mos bien preh e politikave dyfytyrëshe të Janjiçit.

“Ne ju bëjmë thirrje pushtetit vendor në Deçan, që të vazhdoj punimet në rrugën Deçan-Plavë, sepse ky segment është i një rëndësie te veçante, jo vetëm për Kosovën e Malin e Zi, por për gjithë rajonin e Ballkanit. Ne, dënojmë gjuhën urrejtëse të përfaqësuesit të Manastirit të Deçanit, Sava Janjiç, i cili me gjuhën dhe veprimet e tija, është duke e dëmtuar rendë situatën e sigurisë dhe atë të përgjithshme në Komunën e Deçanit”, thuhet në reagim.

Për Nisma Socialdemokrate dega në Deçan, politizimi i rrugës Deçan-Plavë, është i papranueshëm. Rruga Deçan-Plavë, përveç që është e rëndësishme për gjithë rajonin e Ballkanit, ajo ka një rendësi të madhe edhe për zhvillimin ekonomik të Komunës së Deçanit.

“Ne, kërkojmë që rruga Deçan-Plavë, të vazhdoj të ndërtohet dhe i bëjmë thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës, që të shtoj fondet për investime dhe kryerjen e këtij projekti”, përfundon reagimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesit e edicionit të 19 të DokuFest u shpallën këtë…