OKB paralajmëron për epideminë e kolerës në Jemen
22 gusht 2018
| 22:20
Kombet e Bashkuara paralajmëruan sot për mundësinë e një “valë të tretë” të epidemisë së kolerës në Jemen.
Zëdhënësi i kësaj organizate, Stefan Dzhiyar tha se ka një numër në rritje të rasteve të dyshuara me kolerë.Sipas tij, 1.1 milionë raste të dyshuara dhe më shumë se 2300 vdekje janë raportuar në Jemen që nga prilli i vitit 2017.(KosovaPress)