Pacolli për marrëveshjen: Kosovën e pret e ardhme e ndritur
Zëvendëskryeministri i parë i Republikës, Behgjet Pacolli i është gëzuar marrëveshjes së fundit, të partive politike në qeveri duke përfshirë edhe LDK-në, lidhur me votimin pro të demarkacionit në seancën e së mërkurës.
Ai ka falënderuar veç e veç partitë dhe disa personalitete politike në vend, që kontribuon për të ecur përpara kjo çështje.
“Me vullnet pozitiv zgjidhen të gjitha problemet. Kosovën e pret e ardhme e ndritur”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Jam shumë i lumtur që tanimë është arritur konsensusi i plotë për kalimin e demarkacionit dhe zgjidhjen e problemit të lëvizjes së lirë të qytetarëve.
Një falënderim i madh shkon për LDK, si parti institucionaliste dhe që funksionon në interes të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.
E vlerësoj shumë pozitivitetin dhe vullnetin e kryeministrit Haradinaj për të lëvizur përpara në të mirë të të ardhmes së të rinjëve të Kosovës.
Vlerësim i lartë për kryeparlamentarin Veseli qê nuk u ndal asnjëherë në synimin e tij për unifikim dhe zgjidhjen e këtij problemi që ka ngulfatur vendin.
Vlerësim i lartë për angazhimin e madh të zvkryeministrit Limaj, kontributin e tij të jashtëzakonshëm, pa të cilin do tê ishte shumë e vështirë.
Me vullnet pozitiv zgjidhen të gjitha problemet. Kosovën e pret e ardhme e ndritur.