Pas konfirmimit të rastit të parë me Covid-19 në Lipjan, reagon kryetari Imri Ahmeti
19 mars 2020
| 23:53
Kryetar i Komunës së Lipjanit, Imri Ahmeti, pas konfirmimit të personit të parë të infektuar nga coronavirusi në këtë komunë, u ka bërë thirrje qytetarëve mos të bëjnë panik dhe të përcjellin masat preventive që ka marr Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Sonte është konfirmuar një rast i ri i prekur nga Covid-19, i cili është nga Janjeva e Lipjanit dhe i cili ishte kthyer nga Berlini në Kosovë.
“Rastit të paraqitur i dëshiroj shërim të shpejt dhe gjithë familjarëve dhe atyre që janë shoqëruar me të, ju lutem të qëndroni në izolim në shtëpi”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.