​Përurohet rruga e transitit në Malishevë

08 shtator 2018 | 14:10

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj sot kanë vizituar komunën e Malishevës ku janë pritur nga kryetari i kësaj komune Ragip Begaj.

Pas këtij takimi ministri Lekaj dhe kryetari Begaj kanë përuruar fillimin e punimeve në rrugën e transitit të Malishevës. Me këtë rast kryetari Begaj ka thënë se kjo rrugë është e një rëndësie të madhe për Malishevën dhe qytetarët e saj.

Ndërsa ministri Lekaj ka deklaruar se është një ditë e veçantë për qytetarët e Malishevës që po fillon ky segment, i cili do të ndikojë në zhvillimin e kësaj ane, edhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të mallrave.

Sipas tij, projekti prej 14 kilometra do të ketë kosto prej 4.5 milionë euro.

“Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i ndihmojë komunat, jo vetëm të Malishevës por tërë komunat e Kosovës, ku ne si ministri kemi ndihmuar në vlerë prej 42 milionë eurosh. Ky segment i sotëm është në vlerë totale prej 4. 5 milionë euro dhe gjatësia e këtij segmenti është 14 kilometra”, ka thënë ministri Lekaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës për Mitrovicë, Besim Hoti,…