![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/05/96121651948432.jpg)
Pjesëtarët e FSK-së pjesë e garës së Akademive Ndërkombëtare në ShBA
Kadetët tanë të Akademisë Ushtarake Amerikane West Point, ishin pjesë e garës së Akademive Ndërkombëtare në SHBA.
Kështu ka njoftuar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, i cili ka shkruar në “Facebook” se gara e akademive ndërkombëtare është garë vjetore dhe marrin pjesë akademi të ndryshme ushtarake nga e gjithë bota.
Postimi i plotë i tij:
Kadetët tanë të Akademisë Ushtarake Amerikane West Point, me sukses të lartë përfaqësuan në Garën Vjetore të Akademive Ndërkombëtare në SHBA.
Gara e Akademive Ndërkombëtare është garë vjetore dhe marrin pjesë kadetët nga akademi të ndryshme ushtarake nga e gjithë bota.
Pjesëmarrës në këtë garë, këtë vit, ishin edhe kadetët nga Kosova, Vesa Ibrahimi dhe Andrin Vuthaj, që janë kadetë të Akademisë Ushtarake West Point në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në këtë garë ekipet e akademive testohen në shkathtësi të ndryshme ushtarake si: qëndrueshmëria fizike, navigim, gjuajtje me armë të gjata dhe pistoletë, marshim, si dhe shkathtësi tjera ushtarake.
Vazhdojmë me suksese të reja!