Pjesëtarët e OKB-së akuzohen se kanë paguar për seks
Misioni i OKB-së në Sudanin e Jugut ka tërhequr njësinë e policisë së paqes pas akuzave se disa anëtarë paguanin për seks me gratë nga kampi që ata siguronin.
Në njoftimin e OKB-së thuhet se policët nga Gana janë tërhequr nga vendi Vau në qytetin Jubu, transmeton “KP”.
Kreu i Misionit të OKB-së në Sudanin e Jugut, David Shirer, e quajti këtë rast “shkelje të pastër” të rregullave të sjelljes që ndalojnë marrëdhëniet seksuale me popujt e prekshëm.
Zëdhënësi i qeverisë sudaneze deklaroi për “AP”, se këta njerëz nuk duhet të mbajnë pozitat përkatëse.
Në Sudanin Jugor të shkatërruar nga lufta civile ndodhen 17.000 paqeruajtës të OKB-së. OKB ka luftuar për vite me raste të shumta të shfrytëzimit seksual nga anëtarët e saj në disa nga vendet më të varfra në botë.