
Presidenti i Letonisë, Egils Levits, sot viziton Kosovën
22 prill 2022
| 08:13
Presidenti i Letonisë, Egils Levits, sot vjen për vizitë zyrtare në Kosovë.
Presidenti Letonisë në orën 10:00 do të pritet me ceremoni të larta shtetërore në sheshin “Ibrahim Rugova” në Prishtinë.
Pas ceremonisë së pritjes, presidentja Osmani-Sadriu zhvillon takim me homologun letonez si dhe pas takimit do të mbajnë një konferencë për medie.
Presidenti i Letonisë, Egils Levits, në mesditë do të pritet edhe nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. /Epoka e re/