Presidenti Thaçi dekreton gjashtë heronj nga Gjakova
28 mars 2018
| 14:06
Me urdhër të presidentit të Kosovës Hashim Thaçi nesër (e enjte), në orën 14:00, do të bëhet dekretimi i gjashtë heronjve nga Komuna e Gjakovës.
Ceremonia e dekretimit të këtyre heronjve pritet të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Komunës së Gjakovës.
Kjo komunë përmes një njoftimi dërguar medieve ka bërë publik edhe gjashtë emrat e heronjve që pritet të dekretohen nga presidenti Thaçi:
- Përmet Ilir Vula lindur më 04.04.1979 në Gjakovë, rënë më 10.08.1998 në Junik
- Elton Gëzim Zherka lindur më 19.08.1979 në Gjakovë, rënë më 11.08.1998 në Junik
- Ilir Mazllom Soba lindur më 28.04.1971 në Gjakovë, rënë më 16.10.1998 në Krelan
- Sadedin Hysen Shehu lindur më 16.02.1958 në Gjakovë, rënë më 19.11.1998 me Bokë të Devës
- Bujar Haki Roka lindur më 21.01.1974 në Gjakovë, rënë më 07.05.1999 në Gjakovë
- Hamëz Hysen Zymberi lindur më 16.05.1976 në Gjakovë, rënë më 15. 05. 1999 në Madanaj.