
Prishtina bëhet edhe me një sallë alternative
13 prill 2018
| 17:34
Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Administratës Publike kanë nënshkruar të premten marrëveshje mirëkuptimi, me qëllim të marrjes në shfrytëzim të përkohshëm të sallës së kinemasë në ndërtesën Aneks, të njohur më parë si “Salla e Armatës”, në rrugën “Brigada e Kosovës”.
Përmes kësaj marrëveshjeje komuna e Prishtinës fiton të drejtën për dhënie në shfrytëzim të sallës për palët e treta për ngjarje të ndryshme kulturore, sportive e rinore. “Javëve të ardhshme do të njoftojmë për shfrytëzimin e kësaj hapësire në bashkëpunim me ideatorët e rikthimit të sallës në hapësirë alternative të kulturës në kryeqytet”, është thënë në njoftimin për medie të komunës së Prishtinës.