
Prishtina, fituese e Kupës së Kosovës
03 mars 2019
| 19:22
Prishtina e ka turpëruar Rahovecin në “Mizahir Isma” për ta fituar Kupën e Kosovës.
Skuadra nga kryeqyteti dominoi gjatë gjithë takimit në sallën e sporteve “Mizahir Isma” që ishte e stërmbushur me tifozë, duke triumfuar me rezultatin 96:60.
Prishtina ishte dukshëm më e mirë se vendasit, që kanë një skuadër kryesisht me basketbollistë të rinj.
Skuadra nga Kryeqyteti, e mbylli pjesën e parë me 16 pikë diferencë, 48:32, kurse në fund diferenca shkoi deri në 36 pikë, duke triumfuar 96:60.