
Prokuroria do të hetojë deklaratat se po kurdisen ndeshjet
Prokuroria e Shtetit nëpërmjet një komunikate për media bën të ditur se do të fillojnë hetimin e të gjitha deklaratave publike në lidhje me kurdisjen e ndeshjeve të futbollit.
“Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se është duke përcjellë të gjitha deklaratat e bëra publike, lidhur me kurdisjet e ndeshjeve futbollistike, si dhe ka kërkuar nga prokuroritë themelore që të fillohen hetimet për verifikimin e këtyre shkrimeve dhe paraqitjeve në media se ka kurdisje të ndeshjeve”, thuhet në një komunikatë për media nga Prokuroria e Shtetit.
Ditëve të fundit janë bërë akuza nga kryetari i klubit Ferronikeli, Naser Rama, ai i Llapit, Beqir Batatina dhe i FC Ballkanit, Arsim Kabashi se klubet tjera po blejnë gjyqtarë për të fituar ndeshjet duke dëmtuar klubet tjera.