Protestë kundër ndotjes së ajrit
31 janar 2018
| 08:48
Qytetarët e Prishtinës do të protestojnë para Teatrit Kombëtar në orën 12:00, në shenjë pakënaqësie me nivelin e ndotjes së ajrit në kryeqytet, i cili ka marrë përmasa shqetësuese.
Prishtina ka kohë që po radhitet në vendin me ajrin më të ndotur në botë.
Po ashtu, Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë të jashtëzakonshme, lidhur me ndotjen alarmante të ajrit.