​Protestuesit të indinjuar pas dhunimit të 11-vjeçares, kërkojnë dënim me vdekje për autorët

30 gusht 2022 | 15:03

Dhjetëra qytetarë janë mblodhur të martën para Teatrit Kombëtar të Kosovës në Prishtinë në shenjë proteste kundër dhunës ndaj grave e vajzave dhe pas rastit të dhunimit të 11-vjeçares nga pesë persona.

Në këtë reagim qytetar nuk kanë marrë pjesë ndonjë prej figurave të njohura publike apo krerët e institucioneve shtetërore, ndonëse gjatë ditës së djeshme pati reagime të shumta.

Aktivistja Xheraldina Rexhepi, duke e quajtur ngjarjen e djeshme si makabre është shprehur se këto ngjarje tregojnë se shoqëria ka dështuar.

Duke u shprehur e bindur se do të ketë reagim institucional ndaj personave të dyshuar, ajo ka thënë se nuk po bëhet asgjë në drejtim të parandalimit të këtyre dukurive.

Nga Ferizaj për të marrë pjesë në këtë protestë kishte ardhur edhe Shukri Retkoceri, i cili ka kërkuar nga krerët e shtetit që të reagojnë karshi dukurive të dhunimit.

Ai ka kërkuar hetim për prokurorët dhe gjyqtarët që merren me këto raste.

“Unë e lus Vjosa Osmanin, Albin Kurtin dhe Albulena Haxhiun le t’i hulumtojnë pak prokurorët dhe gjyqtarët apo e kryejnë punën sipas ligjit, sipas Kushtetutës së Kosovës. Ky akt kriminal që ka ndodhur dje, ata dhunues e meritojnë varje këtu përpara bustit të Skënderbeut dhe më kurrë këso raste nuk do të ndodhin”, ka thënë ai.

Ndrsa Lulzim Bexheti ka kërkuar nga qeveria që përmes edukimit të hershëm të parandalohen këto raste.

Ai i është bashkuar kauzës që emrat e personave që tashmë dyshohen për dhunim të 11-vjeçares të bëhen publik.

Edhe ditën e nesërme me fillim nga ora 12:00 është paralajmëruar protestë për të kundërshtuar dhunën ndaj grave.

Dhunimi i të miturës ngjalli reagim të madh në shoqërinë tonë.  Për këtë rast, policia ka arrestuar pesë persona, ku dy prej tyre u është caktuar masa e paraburgimit  prej një muaji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ndodhet…