​Pupovci: 77 për qind e mësimdhënësve janë vaksinuar

03 shtator 2021 | 13:31

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci, ka deklaruar se deri më tani janë vaksinuar 77 për qind e mësimdhënësve.

Pupovci ka bërë me dije se kanë bërë rishikimin e udhëzuesve për mbarëvajtjen e procesit mësimor në pandemi dhe të njëjtit do të shpërndahen nëpër shkolla.

“Tani më e kemi shikuar edhe udhëzuesin për mësim në pandemi dhe versioni i ri do të jetë në dispozicion të shkollave. Përsëri janë ata skenarët A, B, C dhe është shtuar skenari i rikthimit me prezencë fizike të plotë në shkolla. Shkalla e vaksinimit është 77 për qind, që është 5 për qind më e lartë nga java e kaluar”, ka thënë ai.

Pupovci gjatë një konferencë për media ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet që vitit i ri shkollor të fillojë me prezence fizike më 13 shtator.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e radhës ka…