PZAP-i pranon një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje
25 nëntor 2019
| 12:49
Në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pas përfundimit të rinumërimit të 1 407 vendvotimeve, deri në këto momente është dorëzuar vetëm një ankesë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kështu ka bërë me dije për “KosovaPress”, kryesuesi i sekretariat të PZAP-së, Mul Desku, i cili tha se që nga dje ky organ ka pranuar një ankesë nga LV-ja e cila ka të bëjë me administrimin në QNR.
“Deri në këto momente kemi pranuar vetëm një ankesë lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Kjo ankesë është bërë nga Lëvizja Vetëvendosje, dhe se së shpejti ky subjekt politik do njoftohet me vendimin e PZAP-it”, ka thënë Desku.