​PZAP-i refuzon numrimin e votave me vonesë të diasporës

28 tetor 2019 | 15:08

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka vendosur të refuzoi ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje për numërim të fletëvotimeve të diasporës që kanë arritur pas afatit të paraparë.

Kështu ka bërë me dije kryesuesi i Sekretariatit në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku.

Lëvizja Vetëvendosje ka paraqitur ankesën e saj në Gjykatën Supreme përmes të cilës kanë kërkuar numërim të 4 mijë e 639 votave të diasporës, kërkesë të cilën Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e kishte hedhur poshtë, ndërsa ditë më parë Supremja ia ktheu prapa këtë vendim Panelit.

Lëvizja Vetëvendosje në rast se ka ndonjë pakënaqësi me vendimin, ka kohë 24 orë për ankesë.

http://pzap.rks-gov.net/wp-content/uploads/2019/10/A375-2-2019-Vendim.pdf?fbclid=IwAR18v0k86cmvomOCbHjDcayVhz60X9JZxFlZYoff0TkUY1ituvNLkMjptbc

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas deklaratave të deputetes Rudina Hajdari se kjo e fundit…