​Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë pajiset me respirator mobil

20 mars 2020 | 19:20

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë është pajisur me një respirator mobil, i cili shërben për ventilim artificial të pacientëve.

E mira e këtij aparati, që ka ardhur si donacion, është se ai mund të shfrytëzohet për ofrimin e frymëmarrjes artificiale të pacientit edhe gjatë transportit deri në nivelin terciar.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Komunës së Podujevës, Nexhmi Rudari ka falënderuar pronarin e Kompanisë ‘Beni Dona’ Ragip Mustafen, për këtë dhuratë me kaq vlerë në këto momente kur po bëjmë gjithçka ta luftojmë koronavirusi.

Në Podujeve janë tri raste me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Bekim Kabashi Askujt si kërcet KM për deklarimet e…