Qeveria ndan 1.1 milion euro për dëmet që u shkaktuan nga vërshimet në Suharekë
Qeveria e Kosovës ka ndarë 1.1 milion euro për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Komunën e Suharekës. Ky vendim është ndarë të mërkurën në mbledhjen e rregullt të Qeverisë.
Ministri i financave, Bedri Hamza, ka treguar se propozimi i ministrisë së tij vjen pas shqyrtimit të kërkesës së Komunës së Suharekës e cila ka kërkuar nga qeveria qendrore që t’i dalë në ndihmë. “Komuna e Suharekës ka bërë kërkesë për mbështetje financiare për sanimin e dëmeve të vërshimeve, Ministria e Financave pas shqyrtimit të kërkesës dhe në konsultim me Qeverinë ka propozuar të ndahen si mjete emergjente shuma prej 1.1 milion euro dhe pjesa tjetër e dëmeve të trajtohet me procedurë të rregullt”, ka thënë Hamza.
Propozimi i tij është mbështetur unanimisht nga kabineti qeveritar.
100 mijë euro pritet të përdorën për sanimin e dëmeve në infrastrukturë derisa pjesa tjetër për ekonomitë e shkatërruara familjare.