Rahoveci informon bizneset rreth granteve të BE-së
Komuna e Rahovecit ka mbajtur sesion informues për bizneset dhe OJQ-të, lidhur me thirrjen për aplikim të në kuadër të asistencës me grante e financuar të Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë.
Projekti synon përmirësimin e qasjes së grupeve të pafavorizuara, konkretisht për gratë dhe të rinjtë në tregun e punës përmes ndërmarrjes sociale dhe masave aktive të tregut të punës.
Artan Asllani, drejtor për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm në Komunën e Rahovecit ka thënë se thirrja që është publikuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, ka për qellim përmirësimin dhe qasjen e sektorit privat, konkretisht të ndërmarrësisë të komunave të Kosovës dhe që në mënyrë direkte ndihmon përmirësimin dhe jetën e zhvillimit të aktiviteteve në të bërit biznes. “Uroj që nga kjo thirrje të ketë përfitues të jenë përfitues bizneset apo shoqëria civile në komunën e Rahovecit”, ka thënë ai.
Qazim Pirana, nga AZHR-Jug, u shpreh se sot janë këtu për të paraqitur në detaje thirrjen e cila është publikuar nga Zyra e BE-së në Kosovë, duke uruar që nga komuna e Rahovecit të ketë përfitues nga kjo thirrje.
Ky sesion informues është mbajtur në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, në organizim të drejtorisë për Ekonomi, Zhvillim dhe Turizëm.
/Epoka e re/