Rama sot në Bruksel
01 mars 2021
| 08:28
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, sot do të zhvillojë disa takime në Bruksel.
Sipas TCh, Rama do të jetë i shoqëruar nga ministrja e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.
Ata fillimisht do të takohen me Josep Borrel, ministër i BE për Punë të Jashtme.
Në agjendë parashikohet edhe një takim me Ursula von der Leyen presidente e Komisionit Europian.
Ecuria e progresit të Shqipërisë për integrimin në BE, sikurse ecuria e përdorimit të fondeve të BE për rindërtim pas tërmetit janë dy prej çështjeve në diskutim.