Seanca për demarkacionin mbahet të martën
15 mars 2018
| 11:33
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se seanca për votimin e demarkacionit me Malin e Zi do të mbahet javën e ardhshme, të martën.
“Seanca për demarkacionin do të mbahet të martën në orën 14:00”, ka thënë Haradinaj sot kur është pyetur nga gazetarët në hollin e Kuvendit të Kosovës.