​Selimi: Pavarësia e sistemit tonë juridik është e domosdoshme

09 maj 2020 | 22:04

Selim Selimi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), që tash së fundmi është propozuar për ministër të Drejtësisë në rast se Gjykata Kushtetuese ia jap të drejtën LDK-së për të formuar qeverinë e re me AAK-në, Nismën dhe minoritetet, ka thënë se e vetmja formë se si njeriu mund ta ushtrojë lirinë e tij, është në një sistem kontrollesh apo ekuilibrash.

Sipas tij, pavarësia e sistemit juridik të Kosovës është e domosdoshme.

“Qeveritë vijnë dhe shkojnë, por liria e një personi duhet të jetë absolute. E vetmja mënyrë se si një person mund të ushtrojë lirinë e tij/saj është në një sistem kontrollesh dhe ekuilibrash. Pavarësia e sistemit tonë juridik është e domosdoshme. Më pak qeveri dhe më shumë sundim të ligjit”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Twitter”.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, përmes një postimi…