Shala premton se së shpejti do të fillojnë inspektimet edhe në veri
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala gjatë takimit që ka zhvilluar me drejtorët e inspektorëve komunal ka shprehur shqetësimin për moszbatim të ligjit të Inspektoratit të Tregut.
Me këtë rast u paralajmërua kryeinspektori i MTI-së se brenda muajit do të zhvillohet një vizitë në veri të Mitrovicës.
Ministri Shala duke i paraqitur vendimet që i ka marrë në të mirë të konsumatorëve ka kërkuar bashkëpunim më të madh në mes inspektorëve komunal, të MTI-së dhe të AVUK-ut.
Ai ka theksuar se përmes draftligjit për inspektime 36 inspektoratet ekzistuese do të shkrihen në 15 apo 16 inspektorate varësisht prej fushës që i takojnë.
Ministri Shala u zotua se si prioritet i tij mbetet mbrojtja e konsumatorit prandaj edhe fokus mbetet rritja e numrit të inspektorëve të tregut pasi që tani në MTI kanë vetëm 22 inspektorë.