Siria rrëzon raketat izraelite
02 shtator 2020
| 23:30
Mbrojtja ajrore e Sirisë të mërkurën rrëzoi pjesën më të madhe të raketave izraelite të nisura në drejtim të aeroportit Tiyas në Homs, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA, duke cituar një burim ushtarak.
“Humbjet ishin të kufizuara në humbje materiale”, shtoi agjencia shtetërore e lajmeve, duke cituar të njëjtin burim ushtarak.
Një zëdhënës ushtarak izraelit nuk pranoi të komentonte mbi incidentin, i cili sipas agjencisë SANA ka ndodhur sonte në ora 22.30 sipas kohës lokale.