Sot në orën 15:00 nis numërimi i votave të diasporës për kryetar të Dragashit
14 dhjetor 2021
| 11:08
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të fillojë sot numërimi i votave të pranuara nga jashtë vendit cilat i takojnë përsëritjes së raundit të dytë të zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Dragashit.
“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të numërohen votat e pranuara nga jashtë Kosovës të cilat i takojnë përsëritjes së raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit”, ka njoftuar KQZ-ja, duke bërë me dije se në orën 13:00 do të mbajë paraprakisht një mbledhje.
Sipas një vendimi të Gjykatës Supreme, votimi nga jashtë vendit është ripërsëritur në Komunën e Dragashit pas dyshimeve se ka pasur manipulim të këtyre votave.