Sot urohet, por edhe marshohet kundër vrasjes së grave
Në Ditën e Gruas – 8 Marsit – sot do të marshohet në disa qytete të Kosovës.
Grupi organizativ “Marshojmë, s’festojmë”, sot, me fillim nga ora 10:00, do të marshojnë për të kundërshtuar dhunën ndaj grave.
Ky marsh, përveç në Prishtinë, do të organizohet edhe në Obiliq, Mitrovicë, Pejë, Rahovec dhe Gjilan.
Sipas organizatorëve të marshit, janë gjykatat, prokuroritë dhe mbrojtësit e viktimave shkaktarët kryesorë që kanë rezultuar që nga viti 2010, me 48 gra të vrara nga burrat në Kosovë.
Në Prishtinë ky grup organizativ marshin do ta fillojë nga Pallati i Drejtësisë në Hajvali, më pas te rrethi i flamurit, në sheshin “Zahir Pajaziti”, duke vazhduar deri tek objekti i Qeverisë së Kosovës.
Kodi Penal i Kosovës dënimin më të rëndë për vrasje e parasheh atë me burgim të përjetshëm. /Epoka e re/