Tërmet në Iran, dy të vdekur dhe 200 të plagosur
Një tërmet me magnitudë 6.0 ballë i regjistruar nga Instituti USGS tronditi sot në orët e para të mëngjesit pjesën perëndimore të Iranit, sipas një bilanci paraprak raportohen dy të vdekur dhe 241 të plagosur.
”Lëkundja e tokës u regjistrua në një thellësi të vogël rreth 26 kilometra në jugperëndim të qytetit Javanroud, në provincën Kermanshah”, njoftoi USGS-ja, instituti amerikan i gjeologjisë.
Kjo provincë u trondit vitin e kaluar nga një tërmet shkatërrues, ku u shënuan qindra të vdekur dhe mijëra të plagosur.
Shefi i departamentit të urgjencës pranë Universitetit të Shkencave Mjekësore të Kermanshah deklaroi sot për agjencinë zyrtare të lajmeve ”Irna” se tërmeti ka shkaktuar dy viktima dhe 241 të plagosur, gjashtë në gjendje kritike për jetë