
Tregu i Luleve me lokacion të ri
12 mars 2018
| 12:20
Tregu i Luleve në kryeqytet është bartur në sheshin “Edit Durham”, ku pritet të ketë frekuentim shumë më të madh të qytetarëve sesa në lokacionin paraprak.
Tregu i Luleve është njeri ndër aktivitetet e ideuara dhe organizuara nga Komuna e Prishtinës që ka për synim mbështetjen e bizneseve që merren me prodhimtarinë e luleve.
Drejtoria e Planifikimit Strategjik dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm përmes një njoftimi për medie ka bërë me dije se në kuadër të kompetencave dhe përgjegjësive ka prioritet përkrahjen e vazhdueshme dhe ofrimin e kushteve të nevojshme për zhvillimin e bizneseve.