Ushtarët e FSK-së përfundojnë sfidën pesëditore të mbijetesës
22 gusht 2022
| 12:28
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar me sukses sfidën pesëditore të mbijetesës.
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Ushtarët tanë ia dalin me sukses në kursin 5 ditor të mbijetesës. Pa tenda, pa thasë gjumi e me veshje minimale. Me 900 kalori në ditë të plotësuar me 15 peshq të kapur me metoda të improvizuara. Natën me maksimum dy orë gjumë, pastaj me 12 km marshim mbi terren të thyer”, ka shkruar Mehaj.
Ai ka thënë se kjo është një sfidë e jashtëzakonshme e përballuar me sukses të plotë nga komandot e FSK-së.