Vala reagon ndaj SMS-ve mashtrues: Injoroni, mund të dëmtoheni
Përdoruesit e operatorit të telefonisë mobile Vala, po ballafaqohen me mesazhe mashtruese.
Kohëve të fundit në adresë të konsumatorëve të VALA-s janë dërguar mesazhe të cilat shpallin fitues të qindra mijëra dollarëve, duke iu kërkuar edhe të dhënat personale.
“You Won $750,000. From Samsung. Send Your Address to: [email protected]”, shkruhet ndër të tjera në mesazhet e pranuar nga konsumatorë të VALA-s.
Ndaj këtyre mesazheve ka reaguar Vala e cila ka kërkuar nga konsumatorët që të mos mashtrohen nga sms që mund të ju shpallin fitues të lojërave shpërblyese.
Këta SMS sipas VALA-s mund të jenë mashtrime dhe mund të dëmtoheni.
“I nderuar konsumator, mos u mashtroni nga sms që mund të ju shpallin fitues të lojërave shpërblyese duke ju kërkuar të dhënat personale. Këta SMS mund të jenë mashtrime dhe ju mund të dëmtoheni. Thjesht injoroni këta SMS”, thuhet në mesazhin e Vala-s.