Zëvendësambasadori gjerman, i mahnitur me punën e “Kosmonte Foods”
Kompania për distribuim të produkteve ushqimore “Kosmonte Foods” është vizituar të martën nga zëvendësambsadori gjerman në Kosovë, Jan-Axel Voss dhe përfaqësuesja për bashkëpunim ekonomik në Ambasadën Gjermane, Anja Becky dhe për përfaqësuesit e GIZ-it gjerman.
Drejtori i “Kosmonte Foods”, Lulzim Begaj, ka thënë se kjo kompani për qytetarët e Kosovës ofron produktet më të mira dhe më të freskëta që prodhohen në vendet evropiane, veçanërisht ato gjermane. Sipas tij, kompania që ai udhëheq ka bashkëpunim të mirë me kompanitë gjermane, duke shprehur vullnetin për të zhvilluar tutje këtë bashkëpunim.
Më tutje, Begaj i ka njoftuar mysafirët gjermanë për infrastrukturën dhe zhvillimin ndër vite të kësaj kompanie, duke përfshirë edhe sfidat.
Të mahnitur me kushtet e punës, infrastrukturën dhe zhvillimin e kësaj kompanie janë shprehur zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jan-Axel Voss dhe përfaqësues nga GIZ-i gjerman të cilët e kanë ftuar këtë kompani që të jetë pjesë e projekteve që janë pjesë e GIZ-it.
“Kosmonte Foods” ka të punësuar 220 punëtorë dhe është duke punuar në zgjerimin e stafit. Kjo kompani e cila është hapur në vitin 2000 ofron një gamë të gjerë të produkteve nga 70 kompani me rreth 800 produkte të ndryshme. Ndër produktet që ofron kjo kompani janë: “Jogobella”, “Monte”, “Loyd”, “Natyrella”, “Perutnina”, “Noa” etj.