Më 13 nëntor mbahet ankandi i trembëdhjetë i Letrave me Vlerë për vitin 2020
06 nëntor 2020
| 10:25
Ministria e Financave ka njoftuar se më 13 nëntor 2020 do të mbahet ankandi i trembëdhjetë për vitin 2020.
Në këtë ankand, do të emetohen Obligacione me maturitet dyvjeçar në shumën prej 22.50 milionë euro.
Investimi në Obligacione është investim i sigurt, i garantuar me Ligjin për Borxhin Publik, ku interesi i përcaktuar nga tregu ju garantohet për të gjithë kohëzgjatjen (2 vite) dhe është tërësisht i liruar nga tatimi.
“Për detaje rreth pjesëmarrjes në ankande për blerjen e letrave me vlerë, të interesuarit të kontaktojnë ndonjërën nga Bankat Komerciale që operojnë në Republikën e Kosovës”, ka njoftuar Ministria e Financave.