MF-ja mban punëtori për investime në sektorin e arsimit të lartë dhe atë të ujërave

30 janar 2020 | 12:00

Ministria e Financave ka organizuar dy punëtori të ndryshme tri ditore për nevojat e investimeve në Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit (KRU), si dhe në Arsimin e Lartë.

Me këtë rast, ministri i Financave Lulzim Rafuna, ka deklaruar se qëllimi i këtyre punëtorive ishte që të mbahet një diskutim i hapur rreth nevojave infrastrukturore në të dy sektorët dhe të analizohen mundësitë për një studim të fizibilitetit, rrjedhimisht të vlerësimit në tërësi të arsimit të lartë dhe gjendjes në sektorin e ujërave që pastaj do të jetë bazë për financim, qoftë përmes donacioneve apo huamarrjes. “Në të dyja punëtoritë pjesëmarrës ishin përfaqësues nga Banka Evropiane për Investime (EIB), Banka Zhvillimore e Këshillit të Evropës (CEB), përfaqësuesit e të gjitha KRU-ve dhe Universiteteve Publike, përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Integrimit Evropian, Zyra e BE-së në Kosovë, shoqëria civile, GIZ, KfW, si dhe përfaqësues të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC). Këto dy punëtori janë të parat të këtij lloji që organizohen nga niveli qendror sa i përket natyrës së punëtorive dhe numrit të pjesëmarrësve”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Sipas këtij njoftimi, në kuadër të këtyre punëtorive, pjesëmarrësit gjithashtu kanë vizituar edhe disa prej Universiteteve Publike dhe Kompanitë Rajonale të Ujësjellësit të Mitrovicës, Ferizajt dhe Gjilanit, për të ndarë me të dyja Bankat informacione më të hollësishme rreth problemeve me të cilat ballafaqohen këta sektorë.

 

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ekipi ligjor i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donal Trump,…