??LPK – LËVIZJA POPULLORE E KOSOVËS DHE LIDHJA KOMUNISTE E JUGOSLLAVISË – LKJ
Ismet Sylejmani
LPK – Lëvizja Popullore e Kosovës në njërën anë dhe në anën tjetër Lidhja Komuniste e Jugosllavisë – LKJ, ishin dy kampe diametralisht të kundërta!
LPK – Lëvizja Popullore e Kosovës dhe Lidhja Komuniste e Jugosllavisë – LKJ, ishin dy kundërshtaret e mëdha e për jete a vdekje me njëra tjetrën, të cilat luftonin për çlirim dhe robëri !
LPK- Lëvizja Popullore e Kosovës dhe Lidhja Komuniste e Jugosllavisë – LKJ, ishin dy taboret e mëdha politike në luftë frontale ndaj njëra tjetrës, të cilat kishin për qëllim në njërën anë lirinë dhe pavarësinë dhe në anën tjetër mbajtjen nën robëri!
LPK – Lëvizja Popullore e Kosovës ishte patriotike, ishte çlirimtare, ishte puro shqiptare!
Lidhja Komuniste e Jugosllavisë – LKJ, ishte satelite e Rusisë antishqiptare e armiqësore dhe servis i aspiratave serbe!
LPK – Lëvizja Popullore e Kosovës ishte organizatë kombëtare ilegale, politiko-patriotike dhe me bazë të gjerë të platformës së sajë në luftërat për liri të zhvilluara gjatë shekujve!
Lidhja Komuniste e Jugosllavisë – LKJ, ishte parti legale, në pushtet e me pushtet dhe me rregjim policor-ushtarak, pseudopolitike, antipatriotike!
LPK – Lëvizja Popullore e Kosovës në themelet e sajë e ka gjakun e derdhur të dhjetra e qindra atdhetarëve patriot e intelektual, por konkretisht në Janar të vitit 1982, e ka gjakun e udhëheqësve të mëdhenj, heronjëve të Kombit, Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka e Barshosh Gërvalla!
Lidhja Komuniste e Jugosllavisë – LKJ në themelet e saj ka gjak të kombeve e të kombësive të popujve të Jugosllavisë!
Ideolog i Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë – LKJ, ishte xhelati Tito, por dhe gjakëpirës të tjerë të mëdhenj si Aleksander Rankoviq , Sllobodan Millosheviq etj.!
Por edhe titistët shqiptar të cilët ishin me pozita tradhëtie e antishqiptare shërbëtor besnik të Llidhjes Komuniste të Jugosllavisë – LKJ!
LPK – Lëvizja Popullore e Kosovës e projektoi të ardhmen e lirë dhe të pavaruar të Kosovës dhe viseve të saja dhe ia arriti synimit të saj suprem!
Lidhja Komuniste e Jugosllavisë – LKJ me platformen dhe ideologjinë e saj, ish-Jugosllavinë e ndezi në zjarr dhe e bëri shkrumb e hi!
LPK – Lëvizja Popullore e Kosovës është themeluesja e UÇK-së, UÇPMB-së dhe UÇKombëtare!
LPK – Lëvizja Popullore e Kosovës me ushtritë e saj çlirimtare triumfoi përballë ushtrisë jugosllavo-serbe!
Lidhja Komuniste e Jugosllavisë – LKJ me ushtrinë e saj, doli e humbur përballë LPK-së dhe ushtrive të saj!
Mbetjet shqiptare të Lidhjes Komuniste të Jugosllavisë – LKJ në Kosovë, edhe pse kanë pësuar disfatë e fiasko karshi famëmadhes LPK – Lëvizja Popullore e Kosovës dhe platformës së saj triumfuese përballë Serbisë pushtuese, nuk e kanë ulur bishtin, por vazhdojnë me kursin anti LPK – Lëvizja Popullore e Kosovës, në forma e metoda të ndryshme!
Prishtinë, 24 Shkurt 2024!