1 000 anëtarë të grupit militant palestinez po trajtohen në spitalet turke

14 maj 2024 | 08:53

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka thënë sot se më shumë se 1 000 anëtarë të grupit militant palestinez Hamas po trajtohen në spitalet e Turqisë.

Erdogan ripërsëriti qëndrimin e tij se Hamasi është një “lëvizje rezistence”.

Një zyrtar turk tha se Erdogan kishte “gabuar”, duke dashur të thoshte se banorët e Gazës në përgjithësi po trajtohen në Turqi.

“Nëse e quani Hamasin një organizatë terroriste, kjo do të na trishtonte”, tha Erdogan në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, në Ankara.

“Ne nuk e konsiderojmë Hamasin një organizatë terroriste… Më shumë se 1 mijë anëtarë të Hamasit janë në trajtim në spitalet në të gjithë vendin tonë”, tha Erdogan, raporton Reuters.

Një zyrtar turk, i cili foli në kushte anonimiteti, tha më vonë se Erdogan kishte për qëllim t’u referohej palestinezëve nga Gaza e drejtuar nga Hamasi në përgjithësi, në vend të anëtarëve të Hamasit.

“Presidenti Erdogan e tha gabim, ai do të thoshte se 1 mijë banorë të Gazës janë në trajtim, jo anëtarë të Hamasit”, u shpreh një zyrtar turk.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, tha se ai dhe partia…