1 016 pacientë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se 1 016 pacientë janë të shtrirë në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme.
“902 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 797 me oksigjeno-terapi dhe 37 në gjendje të rënduar shëndetësore”, ka njoftuar SHSKUK-ja.
Në QKUK, janë të shtrirë 358 pacientë, 325 prej tyre Covid-19 pozitivë, dhe 309 me oksigjeno-terapi.
– Klinika Infektive, 119 pacientë
– Klinika e Pulmologjisë, 54 pacientë
– Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë
– Klinika e Gjinekologjisë, 22 pacientë
– Klinika Infektive 2 (Mjekësia Sportive), 93 pacientë
-Klinika Infektive 3 (Interno), 56 pacientë
Në spitalet e përgjithshme po trajtohen 658 pacientë, 577 prej tyre Covid-19 pozitivë dhe 488 me oksigjeno-terapi.
– Spitali i Prizrenit, 130 pacientë
– Spitali i Gjakovës, 126 pacientë
– Spitali i Pejës, 162 pacientë
– Spitali i Gjilanit, 112 pacientë
– Spitali i Mitrovicës, 28 pacientë
– Spitali i Vushtrrisë, 18 pacientë
– Spitali i Ferizajt, 82 pacientë