1 184 operacione kryhen për gjashtë muaj në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale
04 gusht 2023
| 15:02
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka njoftuar se në Klinikën e Kirurgjisë Abdominale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), vetëm në 6 mujorin e parë të vitit 2023 janë kryer 1 mijë 184 operacione të natyrave së ndryshme kirurgjike.
“Po ashtu, mjekët dhe stafi i infermierëve të klinikës kanë kryer rreth 2 mijë e 500 vizita ambulantore, 216 ERCP. 106 gastroskopi, 99 kolonoksopi dhe shumë shërbime të tjera të Kirurgjisë Abdominale”, ka njoftuar ShSKUK-ja.