1.3 milion qytetarë udhëtuan nga aeroporti ‘Adem Jashari’

13 korrik 2022 | 17:16

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë me dije  se mbi 1.3 milion udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës –  “Adem Jashari”, gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022.

Aliu ka shtuar se kjo shifër në krahasim me gjashtëmujorin e vitit 2021, tregon një rritje prej 83 për qind.

“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës  – ‘Adem Jashari’, ka një rritje prej 84% të trafikut ajror gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2022, e vetëm gjatë muajit qershor, një numër prej 261,013 udhëtarë kanë udhëtuar nga dhe për në Aeroportin tonë, shifër kjo që tregon rritje prej 48% në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2021. Për më shumë, mbi 1.3 milion udhëtarë kanë fluturuar nga dhe për në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës – ‘Adem Jashari’, gjatë 6 mujorit të parë të vitit 2022. Në krahasim me 6 mujorin e vitit 2021 kjo shifër tregon një rritje prej 83%, dhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2019 para pandemisë rritja është 25%”, ka shkruar Aliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori Mesut Ozil do të vazhdojë të luajë përsëri në…