1 400 armë dhe 1 200 shpata gjenden të groposura në shkollë
13 gusht 2018
| 10:50
Rreth 1 400 armë zjarri dhe 1 200 shpata që besohet të jenë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore janë zbuluar javën që lamë pas të groposura në një shkollë fillore në Tokion perëndimore.
Granata, plumba dhe armë u gjetën në thellësi deri në dy metra poshtë bazës së Shkollës Fillore “Tanashi” në qytetin Nishitokyo.