1 659 raste aktive me Covid në Kosovë
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar të shtunën se 1.659 raste aktive me Covid janë në Kosovë.
Ndërkaq një viktimë nga koronavirusi është regjistruar gjatë 24 orëve të fundit.
Viktima është nga komuna e Prizrenit.
Autoritetet shëndetësore kanë regjistruar edhe 352 persona të infektuar me koronavirusin e ri. Shifra është publikuar pas testimit të 5.204 mostrave.
Më së shumti të infektuar janë shënuar në Prishtinë, gjithsej 68.
Sipas njoftimi, në 24 orëshin paraprak janë shëruar edhe 13 pacientë.
Sipas raportit ditor, më së shumti raste janë shënuar në grupmoshën 20-29 vjeç, përkatësisht 103 raste.
Që prej 13 marsit të vitit 2020 deri më 7 gusht 2021, Kosova ka regjistruar gjithsej 109,662 raste me Covid-19, 2,271 viktima ndërsa 105,732 pacientë janë shëruar.