1.85 milion të infektuar e 114 245 të vdekur nga COVID-i
Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, numri i personave të infektuar me koronavirus në mbarë botën ka shkuar mbi 1 milion e 850 mijë, ndërsa numri i të vdekurve në 114 245.
Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbesin vendi me më së shumti persona të infektuar, mbi 557 mijë. Pas tyre vjen Spanja me 166 mijë të infektuar dhe në vendin e tretë Italia me 156 mijë të prekur.
Sa iu përket viktimave, Shtetet e Bashkuara prapë ndodhen në vendin e parë me mbi 22 mijë viktima. Në vendin e dytë është Italia me 19 899 të vdekur dhe e treta është Spanja me 17 209 të vdekur. Franca është e katërta me 14 393 viktima.
Spanja po përgatitet që t’i largojë kufizimet dhe ta riaktivizojë një pjesë të ekonomisë. Ditët e fundit numri i viktimave të reja në këtë shtet ka rënë, por kryeministri Pedro Sanchez paralajmëroi se vendi është ende larg fitores ndaj pandemisë, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.
Kina e ka raportuar numrin më të lartë të infektimeve për periudhën njëditore në pesë javët e fundit. Atje të dielën u regjistruan 108 raste të reja, ndërsa të shtunën ishin konfirmuar 99 raste. Sa për krahasim, të premten ishin shënuar vetëm 46 infektime të reja.