1 janari, datëlindja e ‘nënës së UÇK’-së, Azë Brahimaj kujtohet me nderime
01 janar 2025
| 13:56
Dita e parë e vitit të ri, përkon edhe me datëlindjen e të ndjerës Azë Brahimaj.
“Nënën e UÇK”-së, e ka kujtuar me nderime djali i saj Lahi Brahimaj, i cili ishte komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Si çdo herë tjetër, vitin e nis në nderime te varri i saj ku nëna Azë prehet në Shqiponjë. Ajo nuk ishte vetëm nëna jonë, ishte nëna e UÇK-së dhe simbol i luftës dhe lirisë”.
“Prehu në Kosovën që aq shumë e deshte nënë e dashur, nëna Azë”, ka shkrua Brahimaj në “Facebook”.