1 mijë e 334 raste aktive me Covid në Kosovë

06 qershor 2021 | 09:32

Rastet e infektimit me Covid-19 në Kosovë vazhdojnë të bien.

Ditën e shtunë u shënuan vetëm 20 raste të reja, ndërsa u shëruan 197 pacientë.

Po ashtu gjatë ditës së shtunë nuk pati as viktima nga ky virus.

Ndërsa janë vetëm 1 mijë e 334 raste aktive në nivel vendi.

“Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes. Janë shëruar 197 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 103.908. Në total numri i rasteve aktive është 1.334”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Po ashtu në njoftimin e MSh-së thuhet se mbi 78 mijë qytetarë tashmë janë vaksinuar kundër Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës do të rikandidojë të gjithë kryetarët…