1 milion e 663 mijë euro investime për komunën e Rahovecit
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka pritur të premten në takim ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe zëvendësministrat Fehmi Mujota dhe Idriz Selimaj.
Në takim u nënshkruan memorandume të mirëkuptimit me vlerë 1 milion e 663 mijë euro që kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore.
“Me ministrin Lekaj dhe zëvendësministrat Mujota dhe Selimaj, kemi biseduar për çështjet të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturën rrugore në Komunën e Rahovecit. Për këtë ne morëm mbështetje, për disa projekte të rëndësishme infrastrukturore për ndërtimin e rrugëve në Komunën tonë. Kemi katër projekte, të reja dhe po ashtu kemi marrë mbështetje edhe për disa projekte ekzistuese të cilat kapin vlerën gjithsejtë 1 milion e 663 mijë e euro për këtë vite”, ka thënë Latifi.
Ndërkaq ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka thënë se ministria që drejton është zotuar që do t’i mbështes komunat me projekte, qofshin ato projekte ekzistuese të cilat janë në procedurë apo edhe në projekte të reja.